Moti sot pritet që të jetë nën kushte atmosferike të paqëndrueshme. Priten intervale vranësirash në të pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat do të kthehen në reshje shiu me intensitet mesatar. Në veri dhe në ultësirën perëndimore reshje shiu me intensitet të lartë në formën e rrebesheve.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësinë e tufanit 10-12 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.