A është njeriu qenia e vetme në univers? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje por edhe shumë të tjerave shkencëtarët në Australi kanë nisur punën për ndërtimin e teleskopit më të madh në botë.
I vlerësuar si një nga projektet më të mëdha shkencore të këtij shekulli teleskopi ‘SKA’ do t’u mundësojë shkencëtarëve të kthehen në fillim të historisë së universit atëherë kur u formuan yjet dhe galaktikat e para.
Do të përdoret gjithashtu për të hulumtuar më shumë mbi të ashtuquajturën energjinë e errët e cila është një formë hipotetike e energjisë që propozohet nga fizikanët për të shpjeguar pse universi jo vetëm po zgjerohet, por po e bën këtë me një ritëm mjaft të shpejtë. Energjinë e errët është e kundërta e gravitetit duke i larguar objektet kozmike me një ritëm gjithnjë e më të shpejtë në vend që t’i tërheqë ato siç bën graviteti.
Ndërtimi fillestar i teleskopit do të përfshijë disa antena të cilat duken paksa si pemët e Krishtlindjeve. Ky projekt do të shtrihet në disa zona në Australi dhe Afrikë ku do të mbledhë sinjalet radio të emetuara nga objektet qiellore.
Deri në vitin 2028, ku projekt do të ketë një sipërfaqe afro 500,000 metra katrorë. Por konfigurimi është i tillë që mund të vazhdojë të rritet, ndoshta deri në një milion metra katrorë.