Përveç surprizave të skuadrave që ky Botëror ka servirur dhe vijon të servir, një tjetër person i cili ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave botërore është edhe ish-misi kroat Ivana Knoll e cila është një fanse e flaktë e kombëtares së saj.
Në ndeshjet e Kroacisë ajo është shfaqur e veshur në mënyrë të papërshtatshme dhe kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Një ndër pikat që duhet ndjekur në Katar, është edhe veshja në mënyrë jo të ekzagjeruar.
Së fundmi, biznesmeni i famshëm arab Mohammed Hassan Al-Jefairy, se mëse tifozët janë kaq të indinjuar nga veshjet e Knoll, pse po e fotografojnë atë? Sipërmarrësi u përgjigj:
“Fansat tanë e fotografojnë Ivana Knoll-in jo sepse e pëlqejnë atë, por sepse nuk u pëlqen mënyra se si ajo është veshur në mënyrë të papërshtatshme”.