Të premten e 16 dhjetorit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë kreun e ri të SPAK.
Gjatë asaj dite do të zhvillohen edhe intervistat me kandidatët Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani.
Ata do të shpalosin platformat se si mendojnë ta drejtojnë Prokurorinë e Posaçme 3 vitet e ardhshme.
Pasuesi i Arben Krajës zgjidhet nga 11 votat e anëtarëve të KLP-së, ndërsa ambasadorja Yuri Kim ka kërkuar transparencë duke nënkuptuar tentativa manipulimi për këtë garë.