Të enjten, ish-ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, u emërua drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit, e njohur si BIA.
Lajmi është bërë publik nga qeveria serben, raportojnë mediat vendase.
Më herët këtë post e ka mbajtur Bratisllav Gashiç, tani ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë.
BIA është një shërbim civil i sigurisë kombëtare të Republikës së Serbisë.
Ajo është përgjegjëse për mbrojtjen e sigurisë së këtij vendi dhe, ndër të tjera, për zbulimin dhe parandalimin e aktiviteteve që, siç thuhet, synojnë cenimin ose rrëzimin e rendit të vendosur me Kushtetutën e Republikës së Serbisë.