Këtë të enjte është mbyllur procedura për aplikim për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Pas përfundimit të afatit 30 ditor për pranimin e kërkesave, pranë Gjykatës së Lartë, nuk u paraqitën kërkesa të reja nga kandidatë, për plotësimin vendit vakant, pas mbarimit të mandatit të Vitore Tushes, e cila është kryetarja e këtij institucioni.
Ndërkohë, kandidatët që kanë paraqitur interes më herët për këtë vend vakant, pas shpalljes së vakancës më datë 31.01.2022, janë Elsa Miha dhe Holta Zaçaj.
Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka tetë anëtarë, nga nëntë që duhet të ketë.