Avionët luftarakë strategjikë rusë dhe kinezë, përfshirë bombarduesit Tupolev-98, kryen patrulla të përbashkëta mbi Detin e Japonisë dhe Detin e Kinës Lindore, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes.
Koreja e Jugut më herët njoftoi se kishte ndalur avionët e saj luftarakë pasi dy avionë luftarakë kinezë dhe gjashtë rusë hynë në zonën e saj të mbrojtjes ajrore.
Ministria ruse konfirmoi se “në një fazë të caktuar të rrugës, bombarduesit strategjikë shoqëroheshin nga avionë luftarakë të vendeve të huaja”.
“Grupi ajror me transportuesit strategjikë të raketave Tu-95MC të Forcave Ajrore Ruse dhe bombarduesit strategjikë XIAN H-6K të Forcave Ajrore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore kryen patrulla ajrore mbi ujërat e Detit të Japonisë dhe Detin e Kinës Lindore”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë ruse.