Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, një gjyqtare femër do të drejtojë një ndeshje. Francezia Stephanie Frappart është caktuar të drejtojë ndeshjen Kosta Rika-Gjermani në grupin E, e cila do të luhet të enjten e ardhshme. Frappart është një nga tre gjyqtaret femra në grupin prej 36 zyrtarësh të ndeshjeve dhe deri më tani asnjëra nuk ishte zgjedhur ende si arbitre. Të treja kishin luajtur rolin e gjyqtarit të katërt.
Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, në Katar janë edhe tre gjyqtare femra: përveç Stephanie Frappart (Francë), Salima Mukansanga (Ruanda) dhe Yoshimi Yamashita (Japoni). I njëjti numër edhe si gjyqtare anësore: Neuza Back (Brazil), Karen Díaz Medina (Meksikë) dhe Kathryn Nesbitt (SHBA).
“Është një sinjal i fortë nga FIFA, që të ketë gjyqtare femra në Katar,- komentoi Frappart pas shpalljes së gjyqtarëve të përzgjedhura për turneun, – nuk jam zëdhënëse feministe, por nëse kjo mund t’i bëjë gjërat të ndodhin…”,- shtoi ajo, duke thënë se është e vetëdijshme se po “luan një rol” si model për një brez të tërë gjyqtaresh femra të ardhshme.
Për francezen 38-vjeçare, Kupa e Botës është vazhdimi logjik i një ngritjeje meteorike. Arbitrja e parë femër në divizionin e dytë francez (2014), më pas në Ligue 1 për meshkuj (2019), në Superkupën e Europës (gusht 2019), në Champions League (dhjetor 2020) dhe në finalen e Kupës së Francës (maj), Frappart tani është shumë mirë i vendosur në skenën e arbitrazhit francez dhe europian. Tani një tjetër hap i rëndësishëm përpara.