Mbiemrat më të përdorur nga shqiptarët janë, Hoxha, Shehu, Prifti, Çela, Leka dhe Dervishi, të paktën 3 prej tyre, Hoxha, Shehu dhe Dervishi kanë lidhje me këtë përkatësi të besimit fetar. Renditja e mbiemrave më të përdorur nga shqiptarët ka ndryshuar me kalimin e viteve.
Kjo nuk është aspak e rastësishme.
Mbiemri Hoxha ka ardhur si një titull nga hierarkia fetare. Përhapja në masë e myslimanizmit pas pushtimit turk ka bërë që ky mbiemër të jetë mjaft i përhapur në të gjitha anët e vendit, prandaj mban edhe fronin si mbiemri më i përhapur në Shqipëri.
Në radhë të dytë dhe të tretë renditen mbiemrat Shehu dhe Prifti, përkatësisht tituj të fesë bektashiane dhe asaj ortodokse. Kjo dëshmon lidhjen shqiptarët kanë pasur dikur me fenë, gjurmët e të cilët vërehen qartë edhe sot.