Prej datës 21 nëntor, deri më 30 nëntor në Tiranë e jo vetëm, po mbahet java e kulturës Shqipëri-Kosovë.
Kryeministri Edi Rama thotë se një larmishmëri aktivitetesh artistike, letrare, kinematografike dhe pa dyshim edhe patriotike do të dominojnë gjatë kësaj jave.
“Aktivitetet do të kulmojnë në datën 28, për Festën e Pavarësisë, me koncertin e Dua Lipës, në sheshin ‘Skënderbej’, ndërkohë që i shumëpritur mbetet edhe koncerti i virtuozit Tedi Papavrami, në datën 25 nëntor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, apo shfaqja e filmave si ‘Liqeni Im’ i Gjergj Xhuvanit e ‘Shkëlqimi e rënia e shokut Zylo’ i regjisorit Fatmir Koçi, në Tulla Culture Center”, thekson kreu i qeverisë.