Situata me përmbytjet është drejt përmirësimit në qarkun e Shkodrës.
Sipas një njoftimi të kësaj bashkie, aktualisht sipërfaqja e përmbytur është 570 hektarë nga 1070 që ishte një ditë më parë.
Në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 hektarë, nga 700 që ishte ditën e djeshme.
Ndërsa Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit.
Deri më tani në Shkodër janë evakuuar dhe po marrin trajtim në konvikte, 5 familje me 20 persona.