Përfundon periudha e dytë e Cristiano Ronaldos te Manchester United. Kështu thuhet në një komunikatë të skuadrës angleze.
“Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me pëlqim të ndërsjellë, duke hyrë në fuqi menjëherë. Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm gjatë dy periudhave në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje, dhe i uron atij dhe familjes së tij çdo të mirë për të ardhmen.
Të gjithë në Manchester United mbeten të përqendruar në vazhdimin e përparimit të ekipit nën drejtimin e Erik ten Hag dhe të punojmë së bashku për të arritur sukses në fushë”.
Deklaratat e portugezit për Piers Morgan kanë qenë shkas për largimin e tij pasi kritikoi ashpër modelen e klubit, zbuloi marrëdhëniet e tij të këqija me trajnerin dhe akuzoi ashpër ish-futbollistë të skuadrës.
E ardhmja e Cristianos mund të vazhdojë sërish në Angli. Skuadra e Premier League që ka më shumë opsione për ta afruar është Newcastle. Ai tashmë ishte tunduar verën e kaluar dhe do të mbërrinte si lojtar i lirë në merkaton e ardhshme të dimrit që hapet më 2 janar.