Shqipëria është një nga vendet evropiane më të lira për të jetuar.
Përpos se është një nga vendet më të bukura të Ballkanit prej natyrës mahnitëse, kushtet e përballueshme të jetesës e kanë bërë të parapëlqyer për shumë të huaj.
Kostot e parashikuara të jetesës për një person të vetëm në Shqipëri janë afërsisht 420 dollarë në muaj pa përfshirë qiranë.
Sakaq, Tirana është një nga qytetet më të përballueshme në Ballkan.
Kryeqyteti është i njohur për baret, klubet dhe kafenetë, si dhe për muzetë dhe monumentet historike.
Pas tij vjen Durrësi, qyteti i dytë më i madh pas kryeqytetit.
Është destinacioni më i madh detar në Shqipëri dhe një parajsë e udhëtarëve me buxhet.
Mund të merret me qira një ambient për 200 dollarë në muaj.
Kurse Saranda, e njohur si perla e jugut, është një nga qytetet më të populluara në vend.
Ka plazhe të mrekullueshme dhe një pamje mahnitëse.
Dhe sipas standardeve evropiane, është jashtëzakonisht i lirë dhe një nga vendet më të bukura ku mund të jetohet.
E vendosur në Shqipërinë e Jugut, Vlora është një nga vendet më mahnitëse për të jetuar.
Është gjithashtu shumë e përballueshme. Me 300 dollarë në muaj, mund të gjendet një vend i mirë me qira pranë plazheve qiellore dhe mrekullive natyrore.