Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një reagim lidhur me situatën gjatë orëve të fundit të akseve rrugore në vend.
ARRSH-ja nënvizon sakaq se ka një rënie të intesitetit të shirave.
Sipas njoftimit, vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative.
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendinduke sjellë një qetësim të situatës Për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative”, thekson ARRSH-ja.
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet .
“Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, ishte apeli i autoritetit rrugor.