Kaosi i Tiranës, problemet e transportit publik, angazhimet e përditshme apo puna, e kanë kthyer në një domosdoshmëri të pasurit një makinë për të qarkulluar. Normalisht duke qenë se jetojmë në një shoqëri moderne, femrat nuk përjashton nga kjo e drejtë. Tani kushdo mund të ketë një makinë, ashtu si e dëshiron. Për këtë ka ndikuar edhe përmirësimi i ndjeshëm i nivelit ekonomik të shumë grave si dhe pavarësia ekonomike nga burrat dhe familja.
Jetojmë në shekullin e XXI dhe distancat janë përherë e më të largëta, ndërsa qytetet gjithnjë e më shumë të ngatërruara. Të mendosh se një femër me makinë është diçka e jashtëzakonshme, është një marrëzi. Madje lidhur me këtë aspekt novator dhe goxha pozitiv që ndikon në mentailitetin e një shoqërie, mund të themi që vendi ynë është pak i vonuar. Vitet e fundit numri i femrave që posedojnë një makinë është rritur në mënyrë drastike dhe çdo ditë jepen me dhjetëra leje për drejtim automjetesh.
Prej kohësh policia rrugore është pozicionuar në akset kryesore të vendit me radar apo edhe me makinën inteligjente, ku janë evidentuar mijëra shkelje të qarkullimit rrugor.
Fatkeqësisht, puna e policisë ka vërtetuar shprehjen se femrat në timon janë si meshkujt në kuzhinë. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtueset femra është kthyer në një shqetësim. Fenomeni i mbajtjes së celularit gjatë drejtimit të automjetit është shkelja e konstatuar më së shumti.
Në bazë të një studimi të kryer në SHBA është zbuluar se femrat e kanë shumë të vështirë të orientohen me kryqëzime dhe rrugë të pjerrëta. Femrat përplasen shumë duke gabuar në sinjalistikë, ndezin sinjalet për t’iu kthyer majtas kur në fakt duhet të kthehen djathtas e anasjelltas. Rezultatet ishin befasuese, duke pasur parasysh se meshkujt vozisin 60 për qind të rasteve, ndërsa femrat vetëm 40 për qind. Me fjalë të tjera, sipas studimit femrat pësojnë më shumë aksidente, pavarësisht se ngasin më pak se seksi i kundërt. Dallimet në gjatësi, pasi gratë janë zakonisht më të shkurtra se burrat, janë një tjetër arsye se pse femrat kanë shkallë veçanërisht të lartë aksidentesh.
Shumica e meshkujve i duan makinat dhe bëjnë më shumë përpjekje se sa femrat për të mësuar se si punojnë, si t’i rregullojnë ato dhe të kuptojnë fizikën e drejtimit. Megjithatë, shumica e grave kujdesen më pak për makinën dhe fizikën e drejtimit, për sa kohë që ajo funksionon mirë dhe i çon ato nga pika a në b. Gratë gjithashtu kanë reflekse më të ngadalta që vjen nga gjenetika, ndërsa burrat historikisht kanë kërkuar reflekse më të shpejta si për shembull për gjueti.