Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 5 personave dhe plagosjen e 25 të tjerëve në një klub të komunitetit LGBT në shtetin amerikan të Kolorados.
Njerëzit të cilët ishin të pranishëm në lokal janë cilësuar si heronj të cilët nënshtruan agresorin dhe parandaluan vrasjen e personave të tjerë. Kryetari i bashkisë së Kolorados Springs, John Suthers ka bërë të ditur se një klient ia kapi armën sulmuesit dhe e goditi. Më pas agresori u dërgua në spital për shkak të plagëve të marra.
Një tjetër frekuentues i klubit thuhet se ndihmoi për të mbajtur të armatosurin të mbërthyer deri sa mbërriti policia. I dyshuari, i identifikuar nga policia si 22-vjeçari Anderson Lee Aldrich, u dërgua në paraburgim policor pas trajtimit në spital. Gjithashtu edhe guvernatori i Colarados, si dhe nga pronari i klubit falenderuan klientët të cilët neutralizuan sulmuesin pasi dhjetëra jetë ishin shpëtuar.
Policia ka hapur një hetim për të përcaktuar nëse të shtënat ishin një krim urrejtjeje ndaj komunitetit LGBT. I dyshuari prej kohësh ishte në vëmendjen e policisë për një kërcënim të dyshuar me bombë në vitin 2021.
Në vitin 2016, 49 persona u vranë nga të shtënat në klubin e homoseksualëve Pulse në Orlando, Florida dhe në atë kohë ishte vrasja më vdekjeprurëse në historinë e SHBA.