Dimri duket se ka filluar zyrtarisht në SHBA. Një stuhi e fuqishme ka paralizuar Nju Jorkun perëndimor dhe verior. Sipas mediave vendase, trashësia e dëborës ka arritur në 0.6 metra në disa zona. Ky mot ka shkaktuar edhe vdekjen e dy personave. Stuhia goditi rëndë edhe qytetin e Hamburgut, ku ekipet e kërkim shpëtimit ndihmuan disa banorë të bllokuar. Në 11 qarqe është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
Sipas meteorologëve reshjet e dëborës do të jetë prezentë edhe gjatë fundjavës, ku trashësia e dëborës pritet të shkojë deri në 1.4 metra.
Moti i keq ka shkaktuar edhe ndërprerjen e energjisë elektrike në disa rajone të Nju Jorkut ndërkohë që autoritetet kanë mbyllur disa autostrada. Stuhia e dëborës ka bërë që të anulohen edhe disa fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar Buffalo Niagara. Shkollat dhe stacionet e trenit u mbyllën në Bafalo, Niagara Falls dhe Depju.