Kryeministri Albin Kurti, tha se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka qenë asnjëherë më shumë transparent.
“Që prej rifillimit të tij ne jemi treguar transparent para qytetarëve të Kosovës dhe publikut, kemi treguar gatishmëri për komunikim me partitë opozitare, por kemi treguar kujdes dhe maturi ndaj vet procesit të dialogut duke mos e dëmtuar atë dhe as interesat tona”, tha Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij takimet e nivelit të lartë politik, por edhe në nivel të zv.Bislimi kanë qenë publike pas çdo takimi. Ai ka përmendur kronologjinë nga ecuria e dialogut.
Kurti ka folur edhe për marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Sa i përket marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, apo ‘Zajednicës’, nuk kam përgjigje të re. Marrëveshja e Asosacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk e kaluar Gjykatën Kushtetuese dhe praktikisht ajo e ka shpallur atë anti-kushtetuese”, tha ai.