Forcat iraniane të sigurisë kanë hapur zjarr ndaj njerëzve në një stacion metroje në Teheran dhe kanë dhunuar disa gra që nuk mbanin hixhab, ndërsa protestat për vdekjen e Mahsa Amini kanë hyrë në muajin e tretë.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan pasagjerët që vraponin drejt daljeve, ndërsa disa të tjerë të shtrirë në tokë. Video të tjera tregonin forcat e policisë duke u future nëpër vagona dhe duke rrahur gratë me shkopinj.
Stacionet e metrosë dhe transporti publik shpesh të patrulluar nga policia e moralit janë vendosur nën shënjestër ku një pjesë e madhe e vajzave kanë refuzuar të mbajnë shami pas vdekjes së 22 vjeçares së paraburgim Mahsa Amini në muajin shtator.
“Ne do të luftojmë! Ne do të vdesim! Ne do ta marrim përsëri Iranin!” ishin thirrjet e dhjetëra protestuesve në disa zona të Teheranit.
Demonstratat u intensifikuan kur organizatorët e protestës bënë thirrje për dalë në rrugë në përkujtim të “Nëntorit të përgjakshëm” të 2019-ës, kur qindra u vranë gjatë protestave kundër rritjes së çmimit të karburanteve. Policia qëlloi për vdekje rreth 15 persona mes tyre edhe një djalë nëntë vjeçar.