Vendi ynë do të vijojë edhe për ditën e sotme të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme falë masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Në këtë mënyrë, në orët e para të mëngjesit moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Këto reshje do të jenë të përqendruara kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
Duke filluar nga orët e mesditës pritet një përmirësim i lehtë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe intervale të shkurtra me diell. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet. Valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë. Temperaturat parashikohen në zona malore 5 deri 15°C, në zona e ulëta 8 deri 21°C dhe në zona bregdetare 13 deri 21°C.