30 për qind e shqiptarëve të lindur në Shqipëri jetojnë në emigracion.
Shifra është publikuar nga revista Forbes, që ka renditur vendet me numrin më të madh të diasporës në raport me popullsinë totale të vendit.
Forbes ka analizuar vendet me popullsi mbi 750 mijë banorë. Në këtë listë, Shqipëria renditet e treta, me 30.7 për qind të popullsisë së lindur brenda kufijve, që aktualisht jetojnë jashtë.
Nga rajoni vetëm Bosnja është me diasporë më të madhe se Shqipëria, me 34 për qind të popullsisë së saj. Në vend të parë është Guajana me 36.4 për qind.