Dy raketa kanë goditur një fshat në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona.
Sipas CNN, raketat që nuk dihet se nga janë lëshuar, kanë rënë pranë qytezës Przewodow.
Raketat ose predhat kanë goditur pothuajse në të njëjtën kohë kur nisi një sulm raketor i Rusisë në perëndim të Ukrainës.
Menjëherë pas kësaj, kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka thirrur Komitetin e Sigurisë Kombëtare dhe të Çështjeve të Mbrojtjes.