Roli i Shqipërisë në sigurinë energjetike të Europës do të rritet akoma edhe më shumë përmes gazsjellësit TAP.
Lajmin e bëri të ditur presidenti azer, Ilham Aliev gjatë konferencës së përbashkët me kreun e shtetit shqiptar Bajram Begaj.
“Sa i takon furnizimit me gaz, vendet tona kanë bashkëpunuar me shumë sukses për gazsjellësin TAP. Ka pasur një takim të këshillit të 1000 përfaqësuesve të gazit. Gazi natyror po kontribuon për sigurinë energjetike të Europës. Nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për bashkëpunimin strategjik. Kemi planin të dyfishojmë vëllimin me gaz për Europën. Ky gaz do të kalojë përmes Shqipërisë dhe do t’i japë kontribut shtesë Shqipërisë”, tha Ilham Aliev.