Udhëheqësi kinez Xi Jinping dhe presidenti amerikan Joe Biden do të takohen sot, përpara samitit të G20, në takimin e parë që kur Biden mori detyrën si president. Të dy liderët pritet të diskutojnë për ambiciet bërthamore të Tajvanit, Ukrainës dhe Koresë së Veriut, çështje që do të jenë gjithashtu temë diskutimi edhe në G20 që hapet të martën pa pjesëmarrjen e presidentit rus Vladimir Putin.
Në prag të takimit Biden u tha udhëheqësve aziatikë në Kamboxhia se linjat e komunikimit të SHBA me Kinën do të qëndrojnë të hapura për të parandaluar konfliktin. Shtetet e Bashkuara do të konkurrojnë fuqishëm me Kinën ndërsa sigurojnë që ajo të mos kthehet në konflikt, tha Biden, duke theksuar rëndësinë e paqes. Marrëdhëniet midis superfuqive kanë rënë në nivelin më të ulët në dekada, të dëmtuara nga tensionet në rritje vitet e fundit për një mori çështjesh që variojnë nga Hong Kongu, politikat tregtare dhe kufizimet e SHBA-së ndaj teknologjisë kineze.