Stafi i Mbretit Charles III do të marrë një pagesë bonus deri në 600 paund për t’i ndihmuar ata të përballojnë koston e lartë të jetesës. Gazeta ‘The Sun’ raportoi se shpërblimet që do të jepen së bashku me pagën e këtij muaji për punëtorët, përfshijnë pastruesit. Ato do të vijnë pjesërisht nga të ardhurat private të mbretit.
Stafi që fiton më pak se 30,000 paund do të marrë një pagesë të vetme prej 600 £ dhe stafi që fiton më shumë se 45 mijë paund do të marrin 350 paund sipas asaj që raporton ‘The Sun’.
Një burim i tha gazetës bëri të ditur se ky është vendimi më i mirë deri më tani pasi pasqyron realitetin e situatës ekonomike me të cilën përballet vendi. Mbreti është shumë i vetëdijshëm për faturat në rritje të energjisë me të cilat përballen njerëzit dhe janë të shqetësuar për mirëqenien ekonomike të stafit besnik të pallatit, shkruan tabloidi .
Graham Smith, nga grupi Republika që bën fushatë për heqjen e monarkisë u shpreh se një pagesë e tillë është fyese pasi kjo nuk do e ndihmojë një familje që të përballet me krizën energjitike dhe jo vetëm.
Pallati Mbretëror ka aktualisht mbi 400 personel të cilët punojnë me kohë të plotë dhe që paguhen nga Granti Sovran ku pagat në total arrijnë një vlerë 23.7 milionë paund.