Vendi ynë, edhe në ditën e sotme do të jetë nën ndikimin e vranësirave në pjesën më të madhe të paradites, ku vranësirat do të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu në të gjithë vendin. Reshjet më të dukshme do të jenë në zonat jugore. Pjesa e dytë e ditës do sjellë një përmirësim gradual të kushteve atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C. Era do të fryjë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.