Sean Penn i ka dhuruar çmimin Oscar të tij presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë një vizite në Kiev. Pasi i dha çmimin, aktori amerikan i tha se që ta çonte vetë në Malibu kur vendi i tij të dalë fitimtar në luftën me Rusinë. Ky është udhëtimi i tretë në kryeqytetin ukrainas këtë vit nga aktori.
Ai ka qenë një nga mbështetësit më të zjarrtë të Kievit që nga fillimi i luftës. Gjatë takimit të tij të ri me Volodymyr Zelensky , të cilin më parë e përshkroi si “mikun e tij shumë të mirë”, Penn nxori nga një çantë një nga çmimet Oscar që ka fituar dhe e vendosi në tavolinën e presidentit ukrainas.
“Kjo është për ju. Është thjesht një gjest simbolik por duke ditur se ai do të jetë këtu me ju më bën të ndihem më mirë”, tha ylli, duke shpjeguar se ai dëshiron që “një pjesë e tij” të jetë në vendin e shkatërruar nga lufta. “Kur të fitoni, sillni vetë në Malibu”, tha Penn duke shtuar se Ukraina do të dalë fitimtare.