Të martën e 8 nëntorit u mbajt protesta e radhës në oborrin e Korpusit Universitar të UPT-së.
Pas tërheqjes përkohësisht nga bojkoti i mësimit, pedagogët paralajmërojnë se do të protestojnë periodikisht për të kërkuar plotësimin e kërkesave.
“Ne nuk jemi këtu për lojëra, ne nuk jemi këtu për dinakëri, ne nuk jemi këtu për të marrë pushtet, ne nuk jemi këtu për të rrëzuar dikë nga pushtetit, ne jemi këtu për të kërkuar thjeshtë të drejtat e munguara, të drejtat e mohuara”, u shpreh pedagogia Enkelejda Olldashi.
“Ku flisnim këtu na u tha 0%, sot kemi kaluar në 15. Në qoftë se do ta vazhdojmë këtë qëndresë do të kalojmë edhe 30 e për të përfunduar tek 50%”, tha pedagogu Aleksandër Petre.
“Pagesat e tarifave të shkollimit të studentëve shqiptarë të jenë jo më shumë se tarifat e studentëve në Kosovë”, u shpreh pedagogu Ismail Hoxha.