Pedagogia Mimoza Manxhari ka deklaruar se rritja e rrogës së pedagogëve si dhe rritja për kërkimin shkencor janë çështje u përkasin gjithë shoqërisë. Gjatë fjalsës së saj, ajo ka theksuar se protesta e tyre po e shëndron arsimin në pasuri kombëtare. Po ashtu Manxhari ka shtuar se ata do të dalin në protestë në mënyrë që të mbrojnë dijen.
“Ky është momenti që duhet të reflektojmë. Profesioni i arsimtarit është konsideruar pishtar i dritës. Njeriu i ditur mendohet se ka zjarr ka energji ka forcë. Mënyra se si vetë Sindikata e rimodeloi thelbin e lëvizjes, jo vetëm për pagën që është e rëndësishme, por e zgjeroi. Kjo protesta shfaqet sot më një përmasë të re, për ta shndërruar arsimin si pasuri kombëtare. Pavarësisht numrit prezent jemi këtu për kolegët tanë që janë në arsim, mendoj që çështja nuk i përket vetëm arsimit, por të gjithë shoqërisë. Jemi këtu për të mbrojtur dijen që është faktor kryesor që transformon shoqërinë”, tha Manxhari.