Duma po e lë mandatin e deputetes duke lënë një vend të hapur në parlament. Ajo do të nisë një emision dy herë në javë në Top Channel.
Vlen të theksohet se tashmë mandati i Grida Dumës i kalon Ori Nebiajt, pasi në zgjedhjet e 2021 ka siguruar 5599 vota preferenciale. Ende nuk dihet nëse Nebiaj do ta pranojë mandatin, pasi ajo gjithashtu është e angazhuar në botën e televizionit.
Ori Nebiaj është prezantuesja e re e “Përputhen” dhe këtë eksperiencë e nisi vetëm pak muaj më parë.
Gjithashtu deputeti demokrat dhe ish-kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi shpalli vetëm pak ditë më parë kandidaturën në primaret që do të mbahen brenda partisë për Tiranën.
Këlliçi do të jetë në garë me 7 firgura të tjera nga fusha të ndryshme. Një mes Këlliçit, Gert Bogdanit, mjekut Ilir Alimehmeti, Adriana Kalaja, Julian Dedës, Fatmir Merkoçit dhe Enkelejda Fejzos do të zgjidhet nga demokratët për t’i përfaqësuar në zgjedhjet e 14 majit në bashkinë më të madhe të në vend.
Në rast se fitues do të jetë Këlliçi, i cili do të hyjë në garën e “lokaleve”, atëherë ai duhet të lërë mandatin e deputetit. Por kush do e zëvendësojë atë në Kuvend? Përsëri del në pah emri i Ori Nebiaj. Nebiaj vjen direkt pas Petrit Dodës, i cili zëvendëson Alfred Rushajn, pasi u mësua se ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga mandati për arsye personale.
E kontaktuar nga mediat moderatorja e njohur ka refezuar të japë një përgjigje shteruese dhe gjithçka pritet të zbardhet në ditët në vijim.