Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i bëri thirrje SPAK-ut që të fillojë hetimet për financimet ruse në Partinë Demokratike.
Ai bëri me dije se ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka njoftuar të gjitha partitë politike mbi rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga financimet ruse.
“Kim na ka informuar rrezikun që i kanoset Shqipërisë për financimet ruse. Si ka mundësi që SPAK nuk fillon një hetim për këtë çështje. A është prekur siguria kombëtare?”, theksoi përfaqësuesi socialist.