Deputetët e Listës Serbe i kanë dorëzuar të hënën mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, tha për “Koha.net”, se dorëzimin e ka pranuar zyrtarisht nga administrata.
Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës pasoi pas nisjes së shpërndarjes së fletëqortimeve për targat.
Autoritetet kosovare e suspenduan Nenad Gjuriqin, drejtor i policisë së veri, për shkak se ka refuzuar të lëshojë fletëqortime për serbët e Kosovës që nuk i ndërruan targat.
Dorëzimin e detyrës e kanë bërë gjatë së dielës edhe disa policë serbë në veri të Kosovës. Dorëheqja, sipas tyre, u bë për shkaqe “personale dhe morale”.