Princ Leka ka replikuar me analisten politike britanike, Sophie Corcoran, lidhur me emigrimin masiv të shqiptarëve. Corcoran ka ngritur një pyetje në lidhje me shqiptarët emigrant në Britani e Madhe. Komentatorja politike pyet se nëse mbërritja e 40 mijë burrave, kryesisht shqiptarë, nuk është pushtim, atëherë ajo nuk di se çfarë emri t’i vërë.
Përgjigjen e ka marrë nga Princ Leka, i cili e konsideron praninë e shqiptarëve, një faktor përmirësues për shoqërinë britanike.
Replikat:
Sophie Corcoran: Kur në vendin tonë hyjnë ilegalisht 40.000 burra kryesisht shqiptarë. Nëse nuk është pushtim, çfarë është?
Princ Leka: Një përmirësim në shoqërinë britanike