Los Angeles Lakers shkëlqen sërish. Të udhëhequr nga treshja Walker, LeBron James dhe Davis, Lakers mposhtën pas kohës shtesë Pelicans dhe koleksionojnë fitoren e dytë radhazi në këtë sezon të NBA. Lakers triumfoi me shifrat e përgjithshme, 120-117 në një duel ku James dhe Davis kontribuan me një double-double. James shënoi 20 pikë e 10 rebaund, ndërsa Davis 20 pikë e 16 rebaund.
Milwaukee Bucks nuk njeh rival në konferencën e Lindjes. Giannis Antetokounmpo ishte sërish ai që bëri diferencën me një double, 32 pikë 12 rebaund e 4 asiste, duke ndihmuar Bucks për të mposhtur 116-91 Detroit. Fitorja e shtatë në po kaq sfida për Milwaukee, që mban pas krahëve të saj Cavaliers.
Cleveland mposhti me një pikë diferencë Boston Celtics, që shpërdoroi performancën dhe pikët e Brown e Tatum, autor të 56 pikëve së bashku. Për Cavaliers u dallua Garland me 29 pikë, 5 rebaund e 12 asiste.
Memphis rikthehet te fitorja në kampionat. Grizzlies triumfoi 111-106 ndaj Portland në një duel ku diferencën e bëri Simons me 31 pikë e 3 rebaund.
Luka Doncic udhëheq Dallas Mavericks drejt fitores së radhës. Këtë herë 33 pikët e tij dhe 11 asistet i shërbyen skuadrës për të mposhtur 103-100 Utah Jazz. Fitore të thellë shënoi dhe Chicago Bulls, 106-88 përballë Charlotte, ndërsa Houston u mposht nga Los Angeles Clippers me shifrat 109-101./ Klan News