Emigranti shqiptar që u përplas për vdekje në Greqi do të varroset në atdhe, raportojnë mediet lokale.
47-vjeçari fatkeq, ndërroi jetë dje, 1 nëntor.
Aksidenti tragjik ndodhi në rrugën Michail Psellou, në lindje të Selanikut , kur shqiptari fatkeq ka dalë nga makina për të ndërruar gomën e mjetit, kur një kamion e ka marrë përpara dhe e ka përplasur për vdekje.