Këngëtarja Filloreta Raçi, sapo ka punlikuar këngën e saj më të fundit të titulluar “Vëmendje”, ku dhe rrëfen përjetimet e saj në relaityshoën Big Brother Vip.
Në një nga vargjet e saj ajo rikujton skenën e shumë përfolur, ku këngëtarja ra pa ndjenja gjatë njërës prej mbrëmjeve live të spektaklit.
“Parameno gabimisht me të rënë të fikët. Ke aktru, do vëmendje. E ka bo për vëmendje, për vëmendje…”, thotë këngëtarja në këngën e saj më të fundit.
Kjo vjen pas reagimit të saj ndaj promos së re të Big Brother Vip, ku në të cilën, shfaqej skena ku këngëtares i bie të fiktë.
“Në atë shtëpi, unë kam qeshur, kam luajtur, kam kënduar, kam vjedhur aparatet e kafeve, i kam lënë pa kafe, madje i kam trembur njerëzit edhe me punën e shkopit. Përvec këtyre, unë edhe kam shkruar brenda dhe ajo këngë është himn sot. Besoj e dini cila këngë është.Pse vazhdoni me nxjerr gjëra që të më nxirrni mua keq? A kaq shumë jeni kënaqur që Fifi po del keq në publik dhe me ja ul pikët si njeri, si artiste apo si imazh? Mos me e lën me qenë e lumtur?”Faleminderit shumë Top Channel! Shumë faleminderit për cdo gje.Faleminderit që po ma shkatërroni jetën dhe po keni qejf me vazhdu me ma shkatërru jetën”, shprehet Fifi në një prej reagimeve të saj në rrjetet sociale.