Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i prerë; askush nuk e prek dot flamurin e PD-së dhe se opozita nuk pengohet nga askush që nuk afrohet për marrëveshje. Në një deklaratë për mediat e mbledhura para selisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi deklaratën e Enkelejd Alibeajt dhe mbështetësve të tij, se nuk do të kishte asnjë marrëveshje për zgjedhjet lokale të 14 majit. I pyetur nga gazetarët për ndikimin e vendimit të Alibeajt, Berisha theksoi se nuk dihet sesa persona kanë marrë vendimin, megjithatë shtoi se e kishin të qartë vijën e kuqe, se nuk do të prekej as Statuti dhe as Primaret.
“Statusi i 11 dhjetorit është Kushtetueta e PD ë rithemeluar. Statuti është jashtë çdo lloj imagjinate, kompetence për t’u shkelmuar. është dokumenti bazë i PD në momentet kur ishte në momentin “To be, or not to be”. Është ky statut që përbën themelin e fitores në zgjedhjet e 14 majit por para saj leksioneve historike që do marrë klika e Edi Ramës. Ose çeta e hajdutëve. Opozita nuk pengohet nga asgjë për të firmos fitoren në këto zgjedhjet. Janë një grup deputetësh. U ftuan dhe erdhën pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen dhe të garonin për çdo post në këto bashki. Të paraqesnin kandidatura. Ose të krijonin fraksionin. Ata, sesa janë nuk e di, nuk e duan as statutin, as primaret. Ai që prej flamurin e PD i ka bërë hesapet shumë keq. Do ta shihni ditët e ardhshme. Nuk i preket flamuri PD-së,”-tha Berisha në fjalën e tij.