Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Greqi. Mediat greke raportojnë për një anije të mbytur në brigjet e Evias. Anija e cila kishte në bordin e saj 68 persona ishte nisur nga Smyrna. Raportohet se 59 persona rezultojnë të zhdukur dhe vetëm 9 të tjerë janë shpëtuar nga ekipet e shpëtimit.
Operacioni i shpëtimit ende vijon nga ana e autoriteteve greke dhe në operacion është përfshirë një mjet i rojes bregdetare, një helikopter si dhe 2 anije me vela.
Personat që arritën që të shpëtoheshin nga ana e autoriteteve greke, kanë konfirmuar se janë emigrantë nga Afganistani, Egjipti dhe Irani.