Një i ri ka vdekur pasi ra aksidentalisht në lumin Tamiz në Londër, teksa e dashura e tij e shihte tragjikisht në lidhje direkte video.
25 vjeçari James East, nga Uellsi, kishte dalë me miqtë dhe të dashurën një mbrëmje në qendër të Londrës, për të festuar ditëlindjen e tij më 25 shtator. Por mbrëmja u kthye në tragjedi teksa i riu ra drejt vdekjes teksa fliste në lidhje video me të dashurën e tij Arabella.
James duket se ishte ndarë për një moment nga e dashura dhe i telefonoi në video për ta gjetur që të bashkoheshin përsëri.
Por duke folur në celular James ishte ulur në parmakun e urës që vinte afërsish i lartë deri në mesin e tij, dhe keqllogariti pozicionin e uljes.
Aty ai tragjikisht sa së prapthi dhe goditi kokën duke rënë për vdekje në lumin Tamiz.
Shërbimet e emergjencës tentuan të shpëtonin jetën e tij por nuk arritën t’ia dilnin.
Nëna e tij Sara Ivey dhe motra Abigail Bladen, thanë për ngjarjen: “E dashura e tij e shkretë Arabella, ishte duke folur në video me të për ta drejtuar te taksia, duhet të ketë qenë e rëndë për të”.
“Pas rënies ai mbeti në ujë për 50 minuta derisa e gjetën. Më pas e dërguan në spital ku tentuan disa orë ta shpëtonin”.
Abigail tha: “Njerëzit thonin gjëra shumë të mira për të, ai ishte i lumtur dhe i kënaqur. E donte shumë Londrën dhe do të vinte në Uells për ta takuar mbesën”.
Familjarët thanë se u deshën dy javë për të sjellë trupin e tij në Swansea të Uellsit ku James u varros më 13.