Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka shpallur një periudhë zie kombëtare.
Kjo, pas një përplasjeje vdekjeprurëse të Halloween-it në kryeqytetin e vendit, Seul.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia vendase “Yonhap”, duke cituar fjalën e kreut të shtetit.
Deri më tani, janë rreth 153 njerëz të cilët u vranë në një përplasje turme në lagjen Itaewon të Seulit.
Të afërmit e shqetësuar u dyndën në spitalet e qytetit duke kërkuar për anëtarët e familjes së tyre të humbur.
Zyrtarët e zjarrfikësve thanë se shumica e viktimave ishin gra dhe të rinj rreth të 20-tave dhe përfshinin 19 të huaj nga Irani, Uzbekistani, Kina dhe Norvegjia.
82 persona të tjerë u plagosën gjithashtu, 19 prej tyre në gjendje të rëndë.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Yonhap, që nga mëngjesi i së dielës, autoritetet e Seulit regjistruan rreth 355 raportime të personave të zhdukur pas rrëmujës së Halloween-it.