Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani ka konfirmuar se do të marrë pjesë në primare.
Kjo, për t’u shpallur kandidat i opozitës për kryebashkiak të Tiranës.
Disa ditë më parë, kandidaturën e shpalli edhe deputeti Belind Këlliçi.
Në një deklaratë për mediat Bogdani tha se Tirana ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshim.
“Koha për ndryshim është tani. Shpallja e kandidaturës në këtë proces primaresh është zotimi im për të shërbyer me përkushtim dhe përulësi, për t’i prirë kthesës për ndryshim që Tirana kërkon dhe meriton si metropol i shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit,” – u shpreh ai.
Sipas tij Tirana mund të rimëkëmbet vetëm nëpërmjet një vizioni të qartë të bazuar mbi transparencë dhe një programi që ka në qendër mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarit.