Ilir Meta është rikonfirmuar në krye të Partisë së Lirisë.
Pas votimit të kryer në Konventën e kësaj force politike, nga 722 delegatë, 719 votuan pro dhe 3 kundër.
“Në votim kanë marrë pjesë 722 delegatë. Në votimin për Kryetarin e Partisë së Lirisë, morën pjesë 722 delegatë, nga të cilët 719 votuan pro kandidatit për Kryetar të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj dhe 3 delegatë votuan kundër. Nga rezultati, Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë, shpall fitues për postin e Kryetarit të Partisë, Z. Ilir Metaj’, bëri të ditur Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PL, Silva Caka.
Meta ishte i vetmi kandidat në garën për kreun e kësaj force politike.
Gjatë fjalës së tij në Konventë, Meta prezantoi modelin ekonomik që propozon Partia e Lirisë duke nisur nga rritja e pagave, ulja e barrave fiskale dhe sistemi fiskal për thithjen e investitorëve të huaj.