Me publikimin e të dhënave të kryeministrit Rama nga ‘Homeland Justice’, ka nisur sërish një ‘luftë’ mes tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit e akuzon se ka shpërdoruar paratë e shqiptarëve duke udhëtuar me charter.
Postimi i fundit e kryeministrit Rama flet me shifra dhe tregon sesi qeveria e atij që sot e akuzon për fluturime, ka shpenzuar më shumë me energjinë. Rama thekson që lekët që u janë vjedhur shqiptarëve gjatë kohës së Berishës, janë shumë më shumë se udhëtimet e tij.
Tjetër shembull se si shpifja monumentale e miliona € për✈️ tregon, që rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve tallen me përbuzje me shqiptarët:
Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë👇
2008👉 261.023Lek të reja
2022👉 120.459Lek të reja
— Edi Rama (@ediramaal) October 28, 2022