Një 82-vjeçar ka humbur jetën në Kukës si pasoje e asfiksisë, pasi banesa në të cilën jetonte 82-vjeçari është përshirë nga flakët. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ku flakët përpinë shtëpinë dhe për pasojë 82-vjeçari Shefik Krasniqi qe jetonte i vetëm nuk mundi të dalë nga shtëpia.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë nga soba e druve, e cila ka qenë gjatë gjithë natës e ndezur.