Animalistja, Jonida Çobani Gjoka thotë se partnerin e saj, nuk do ta dëshironte mishëngrënës.
Gjoka u shpreh se bashkëshorti i saj po heq dorë nga konsumimi i mishit.
“Ti je ajo që ha. Nuk do ta takoja kurrë një djalë mishngrënës. Para 5 vitesh po, por tani jo. Fatmirësisht, unë jam martuar para shumë vitesh dhe kemi një pakt me tim shoq, ai po heq dorë akoma çdo ditë e më shumë. E kam bërë që të heqë dorë. Kur ha shumë mish, ke një gjendje letargjie, do gjumë sepse do të rimëkëmbësh atë energji që ke humbur”, theksoi ajo.