Kosto e shërbimit të borxhit publik (pagesat e principalit +interesat) do të arrijnë në 136, 3 miliardë lekë (mbi 1,1 miliardë euro) vitin e ardhshëm përllogarit Ministria e Financave në projektbuxhetin e vitit 2023.
Shpenzimet për këtë zë janë 70 për qind më të larta se pritshmëritë e këtij viti prej 80.4 miliardë lekësh.
Sipas të dhënave më të detajuara nga Ministria e Financave nga shuma totale prej 136 miliardë lekësh, rreth 80, 3 miliardë lekë ose rreth 60 % e totalit do të shkojnë për ripagesat e borxhit të jashtëm, 21,7 miliardë euro të tjera për interesat e borxhit të jashtëm dhe 34,2 miliardë lekë për pagesat e interesit të borxhit të brendshëm.