Aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gjaze në Fier. Shtetasja Afërdita Rasti 50 vjeçe nga Kallmi i Fierit ka gjetur vdekjen pas daljes pasi ka dalë nga rruga deri te motori me të cilin ajo ishte duke udhëtuar. Sipas informacioneve të marra në vendngjarje viktima udhëtonte e vetme me motor ndërsa nga pas e shoqëronte bashkëshorti me automjet.
Ajo ka devijuar një gropë në mes të rrugës dhe kjo manovër ka bërë që të humbasë kontrollin duke u përplasur në betonin e kanalit në anë të rrugës. Goditja ka qenë e fortë në kokë ku si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Viktima udhëtonte pa kaskë mbrojtëse.