Detaje të reja kanë dalë në pah nga vraja e rumunes Alexandra Elena Mocanu në Itali. Ajo u vra nga bashkëshorti i saj Avni Meçja. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane vrasja ka ndodhur teksa po debatonin.
Avni Meçja është marrë në pyetje nga policia për më shumë se 5 orë duke rrëfyer të gjithë skemën e krimit. Meçja ka pohuar se e ka qëlluar bashkëshorten e tij me çekiç në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pasi kishte mbështjellë trupit e viktimës me batanije, ai ka udhëtuar drejt qytetit të Veronës dhe më pas është nisur drejt aeroportit të Trevisos për të shkuar në Shqipëri.
Trupi i rumunes u gjet nga policia falë denoncimit të një të afërmi të Meçes pasi ai në bisedë e sipër, i kishte konfirmuar se ishte në arrati por nuk ia kishte treguar arsyen përse.
Avni Meçja u kthye sërish në Itali dhe u vetëdorëzua në polici duke zbardhur të gjithë skenën e ngjarjes.