Historitë e emigrantëve shqiptarë janë shpesh tragjike dhe të dhimbshme, por filmimet më poshtë tregojnë një moment lumturie, mbushur me emocione të forta.
Është çasti kur emigranti shqiptar takon për herë të parë vajzën e tij 18 muajshe, pasi ishte larguar drejt Italisë kur bashkëshortja ishte shtatzënë.
Pamjet janë filmuar në një aeroport në Itali, kur ai ka mundur të tërheqë më në fund familjen dhe kur sheh për herë të parë të bijën.
“Si nuk të kishte marrë erë babi ty, që vdeksha unë për ty o mbretëresha ime” dëgjohet të thotë emigranti mes lotësh.
Filmimet janë shpërndarë nga kreu i PD, Sali Berisha, të cilit ia ka dërguar gjyshi i fëmijëve. Në mesazhin e tij rrënqethës ai shkruan:
“Ngela vetem Doktor ne Shqiperi, edhe femijet e djalit qe kisha u larguan sot perfundimisht ne Itali”.