Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në autostradën Tiranë-Durrës, duke krijuar trafik që shkon deri në disa kilometra.
Radhët e gjata të automjete janë shkaktuar si pasojë e një aksidenti ku sipas pamjeve një mjet është përplasur me murin që ndan dy senset e lëvizjes në autostradë. Si pasojë e aksidentit nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për normalizimin e lëvizjes së mjeteve.
Vesa News ka siguruar pamjet e trafikut dhe mjetit të aksidentuar.